top of page

histori e cila kujdeset për ardhmërinë

Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Maqedonisë

​​Ritregimi i historisë
AMHM në bashkëpunim me EUROCLIO, ndërsa me përkrahje financiare të USIP (Institutit të Paqes të SHBA)e realizoi projektin me titull “Ritregimi i Historisë”.

Ritregimi i historisë

Gjatë vitit 2007 u realizua projekti Ritregimi i Historisë i organizuar nga AHMH (Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Maqedonisë dhe EUROCLIO (Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Evropës) dhe financiarisht i përkrahur nga USIP (Instituti Amerikan i Paqes).
Në projekt morën pjesë 11 historianë, mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme dhe punëtorë shkencorë. Si ekspertë të jashtëm merrnin pjesë d-r Din Smart nga Universiteti i Anglisë Perëndimore, prof. Keith Barton nga Universiteti Sinsineti dhe Joke va nder Leuv-Rord, drejtor ekzekutiv i EUROKLIOS. Në sesionet e punës merrnin pjesë edhe mysafirë nga regjioni nga Bullgaria, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Qëllimi i projektit ishte të përpilohet program alternativ për periudhën Maqedonia në shek. XX.
Krahas programit alternativ u përpiluan edhe katër përmbajtje mësimore të cilat e përpunojnë periudhën prej vitit 1999-2000.
Programi alternativ promovon të menduarit kritik, ndërtim të qëndrimeve personale, trajtim të çështjeve kundërshtuese dhe të ndjeshme, punë me burime historike, multiperspektivë.
Materialet e projektit u pilotuan me grup prej 20 pjesëmarrësve nga shkollat e mesme në Shkup, me ç’rast u promovua parimi i të mësuarit aktiv.
Në nëntor të vitit 2007 projekti Ritregimi i Historisë u prezantua në simpoziumin vjetor për Histori të organizuar nga IHN (Instituti i Historisë Nacionale) në hapësirat e Institutit të Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov”, në të cilin merrnin pjesë mësimdhënës të historisë, punëtorë shkencorë si edhe mysafirë nga regjioni, përfaqësues nga EUROCLIO dhe përfaqësues të ambasadës së Holandës në Republikën e Maqedonisë.

bottom of page