top of page

histori e cila kujdeset për ardhmërinë

Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Maqedonisë

Promovim

Çelës për ç’kyçje të së kaluarës, mësimdhënia e historisë në Maqedoni. Analiza të sotme, sugjerime për ardhmërinë​



Simpozium

Çka e bën funksionale mësimdhënien e historisë

Promovimi i raportit të Euroclio-s:

Çelës për ç’kyçje të së kaluarës, mësimdhënia e historisë në Maqedoni: Analiza të së sotmes, sugjerime për ardhmërinë

Shkup, 29.08.2012 г.



Promovimi i raportit të Euroclio-s: Çelës për ç’kyçje të së kaluarës, mësimdhënia e historisë në Maqedoni: Analiza të sotme, sugjerime për ardhmërinë. Shkup, 29.08.2012
Më 29 gusht 2012 në Shkup, në hapësirat e Info Qendrës së delegacionit të UE në Shkup, Euroclio dhe AMHM e promovoi raportin e Euroclio-s: Çelës për ç’kyçje të së kaluarës, mësimdhënia e historisë në Maqedoni: Analiza të sotme, sugjerime për ardhmërinë. Raporti u promovua para zëvendës ministrit të arsimit dhe shkencës z. Safet Neziri, me ç’rast mes tjerash solemnisht iu dorëzua kopja e raportit. Në promovimin e raportit ishin të pranishëm dhe mbajtën fjalim ambasadori i Mbretërisë së Holandës z-nja Marriet Shurman; z-nja Katherine Raeymakers – sekretar i përgjithshëm i ambasadës së Mbretërisë Belge për Maqedoninë; zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës z. Safet Neziri, z. Michael Maddison, inspektor kryesor për histori i Anglisë; Jonathan Even – Zohar, senior menaxher i Euroclio-s. Të pranishmit i përshëndetën edhe Mire Mlladenovski, kryetar i AMHM dhe Besnik Emini, nënkryetar i AMHM.


Përndryshe raporti është përmbledhje e analizave të ndryshme për gjendjen e tanishme të mësimdhënies së historisë në drejtim të programit të historisë, teksteve mësimore të historisë, praktikën në klasë, trajnimin e mësimdhënësve para punësimit, trajnimin e mësimdhënësve gjatë punësimit, përfundime dhe sugjerime për avancimin e mësimdhënies së historisë në Republikën e Maqedonisë. Ngjarja u vijua nga një pjesë e madhe e medieve të shkruara elektronike, me ç’rast nga të pranishmit u dhanë edhe deklarata për rastin. Pas mbarimit të pjesës së parë, respektivisht promovimit të raportit, pasdite u mbajt simpozium ndërkombëtar për histori. Për përvojat dhe sfidat e mësimdhënies së historisë folën pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë vendit, si mësimdhënës të historisë, profesorë universitarë dhe hulumtues të cilët ndanë përvoja nga perspektiva të ndryshme.

Simpozium::

Çka e bën funksionale mësimdhënien e historisë

Shkup, 29.08.2012 г.​



Pas promovimit të raportit, në vendin e njëjtë, në ndërtesën e Info Qendrën e delegacionit të UE-së në Shkup u mbajt simpozium ndërkombëtar për mësimdhënien e historisë me temë: Çka e bën funksionale mësimdhënien e historisë. Për përvojat dhe sfidat e mësimdhënies së historisë folën pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë vendit, si mësimdhënës të historisë, profesorë universitarë dhe hulumtues të cilët ndanë përvoja nga perspektiva të ndryshme.



Mes pjesëmarrësve mendimet dhe qëndrimet e veta i shprehën pjesëmarrësit vendorë dhe ndërkombëtarë: Ivana Dobrivojeviç (Hulumtues, Instituti i historisë bashkëkohore, Serbi), Michael Maddison (Inspektor kryesor i historisë në Angli, Mbretëria e Bahkuar), Ineke Veldhus-Meester (Konsulente e pavarur, Holandë), Iryna Kostyuk (Trajnues i mësimdhënësve të historisë dhe autor i teksteve mësimore, Ukrainë), Jacek Staniszewski (Humultues, Instituti për hulumtime në arsim, Poloni), Dzintra Liepina (Mësimdhënës i historisë, Latvi).

Në mesin e pjesëmarrësve nga vendi vështrimet e tyre pranë të pranishmëve i shprehën: Todor Çepreganov (Drejtor i Institutit të Historisë Nacionale), Qerim Dalipi (Udhëheqës i katedrës së historisë, Universiteti shtetëror në Tetovë), Boban Petrovski (Udhëheqës i katedrës së historisë, Fakulteti Filozofik, UKIM, Shkup), si edhe Mire Mlladenovski dhe Besnik Emini nga AMHM.

Të pranishmit kishin mundësi të parashtrojnë pyetje, ndërsa u zhvillua edhe debat rreth qëndrimeve të ndryshme të pjesëmarrësve.

bottom of page