top of page

histori e cila kujdeset për ardhmërinë

Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Maqedonisë

Historia që lidh

AMHM në bashkëpunim me EUROCLIO realizoi projekt me titull “Historia që lidh”.

Qëllimi i projektit është ta forcojë kapacitetin e AMHM, respektivisht ta forcojë rrjetin e mësimdhënësve, me qëllim që të përfshihet tërë territori i Republikës së Maqedonisë.
Gjatë projektit u krye edhe hulumtimi i gjendjes në mësimdhënien e historisë, rezultatet e së cilës u publikuan në formë të raportit. I njëjti më vonë u dorëzua pranë Ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, z. Pançe Kralev.

 

Gjatë kohës së projektit u mbajtën 4 seminare pjesëmarrës në të cilat ishin mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa pjesëmarrje aktive merrnin edhe punëtorë shkencorë nga fusha e historisë.

Në secilin prej seminareve merrnin pjesë mysafirë dhe ekspertë të mësimdhënies së historisë nga regjioni dhe anekënd Evropës të cilët pa hezitim e ndanë përvojën e tyre me ne, në formë të punëtorive dhe debateve, me qëllim që të pasurohet bashkëpunimi dhe të shkëmbehen përvoja dhe dituri.


Projekti financiarisht është përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës, ndërsa gjatë realizimit të tij u përfshinë mbi 120 arsimtarë nga e tërë Maqedonia.

Seminari i parë                       Ohër, 15-18 Janar 2012

Takimi i parë regjional u mbajt në Ohër në prani të 40 mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë Perëndimore, ekspertë ndërkombëtarë, mysafirë nga regjioni, OSBE dhe EUROCLIO.

Qëllimi i takimit ishte që të kryhet analiza e gjendjeve në mësimdhënien e Historisë në Republikën e Maqedonisë dhe të jepen propozime dhe sugjerime për përmirësimin e saj. Mësimdhënësit e pranishëm dhe mysafirët u përshëndetën nga Ambasadori i Belgjikës për Republikën e Maqedonisë z. Marc Michielsen, Mire Mlladenovski, Koordinator për Maqedoni dhe kryetar i AMHM-së, Besnik Emini, Koordinator për Maqedoni dhe nënkryetar i AMHM-së dhe Jonathan Even-Zohar, menaxher projekti nga EUROCLIO.
 

U organizua tryezë e rrumbullakët me temën “Arsimi i integruar i Historisë në Evropë. Si ballafaqohemi me gjuhët dhe shumëllojshmëritë”, në të cilën merrnin pjesë Johann Schustereder – menaxher për reforma në arsim, nga misioni i OSBE-s në Shkup, dhe ekspertë ndërkombëtarë si z-nja Mare Oja nga Estonia dhe Ritta Mikkola nga Finlanda të shoqëruara me diskutime dhe pyetje nga mësimdhënësit e pranishëm.

Ekspertët ndërkombëtarë z-nja Mare Oja nga Estonia mbajti punëtori me temën: Përvoja dhe shembujt më të mirë të tekstit mësimor: Historia nuk është vetëm e kaluar, e kaluara ende nuk është histori, dhe z-nja Ritta Mikkola nga Finlanda punëtorinë me temë: Lufta qytetare në Finlandë në vitin 1918, si të ligjërohet në mënyra të ndryshme.
 

Mire Mlladenovski dhe Besnik Emini prezantuan për gjendjen e tanishme të mësimdhënies së Historisë në Republikën e Maqedonisë-programet mësimore, tekstet mësimore, metodat mësimore.

Përfaqësuesit e Asociacioneve të Mësimdhënësve të Historisë nga regjini: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova informuan për gjendje aktuale në mësimdhënien e historisë në shtetet e tyre.

Gjatë takimit u organizuan më tepër punëtori në të cilat mësimdhënësit diskutonin për gjendjen aktuale në mësimdhënien e historisë në Republikën e Maqedonisë dhe i shprehën mendimet e tyre, idetë për programet mësimore, tekstet mësimore dhe procedurat për përzgjedhjen e teksteve mësimore. Idetë, propozimet dhe mendimet e mësimdhënësve të takimit të parë regjional do të plotësohen dhe zgjerohen në takimet e ardhshme dhe do të jenë pjesë e përfundimeve të përbashkëta të cilat do të dalin nga projekti.

Seminari i tretë                     Veles, 27-29 Qershor 2012

​​

Në kuadër të projektit Historia që Lidh në periudhën nga 27 deri më 29 qershor 2012, në Veles u mbajt Takimi i Tretë Regjional i mësimdhënësve të Historisë, në të cilën merrnin pjesë 30 mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga Maqedonia Qendrore dhe Verilindore, ekspertë ndërkombëtarë, mysafirë nga regjioni dhe përfaqësues nga EUROCLIO (Asociacioni Evropian i Mësimdhënësve të Historisë).
 

Takimi u organizua nga EUROCLIO në bashkëpunim me AMHM (Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Maqedonisë).
 

Qëllimi i takimit është që të kryhet analizë e gjendjeve në mësimdhënien e historisë në R. e Maqedonisë dhe të jepen propozime dhe sugjerime për përmirësimin e saj.
 

Jonathan Even – Zohar menaxher projekti në EUROCLIO i njoftoi të pranishmit me qëllimet dhe aktivitetet e EUROCLIO-s.
 

Mire Mlladenovski Koordinator për Maqedoni dhe kryetar i AMHM dhe Besnik Emini Koordinator për Maqedoni dhe nënkryetar i AMHM prezantuan për gjendjen e tanishme të mësimdhënies së historisë në R. e Maqedonisë.
 

Lupka Hristova dhe Valentina Stamenkoviq e promovuan doracakun Ritregimi i Historisë – projekt i AMHM në bashkëpunim me EUROCLIO i realizuar në vitin 2007.
 

Ekspertët ndërkombëtarë z-nja Irina Kostiuk nga Ukraina mbajti punëtori me temën: “Si t’u ndihmohet nxënësve ta kuptojnë shumëllojshmërinë e të shikuarit të së kaluarës dhe interpretimet e ndryshme” ose “Pse e kuptojmë të kaluarën në mënyra të ndryshme” dhe z. Neil Mc. Lean nga Skocia punëtorinë me temë: “Të mësuarit aktiv të historisë dhe organizatat profesionale të mësimdhënësve si partnerë në zhvillimin e mësimdhënies”.
Përfaqësuesit e Asociacionit të Mësimdhënësve të Historisë nga regjini, Serbia (Emina Zhivkoviq) dhe Kosova (Fetnan Dervish), bashkërisht me ekspertët ndërkombëtarë informuan për gjendjen aktuale në mësimdhënien e Historisë në shtetet e tyre. Gjithashtu shkëmbyen përvoja për ballafaqim me arsimin inkluziv dhe shumëllojshmërinë.

 

Përfaqësuesi i Forumit ZDF në Maqedoni, z. Albert Hani i informoi të pranishmit për aktivitetet dhe projektet e kësaj organizate joqeveritare.
 

Në takim mësimdhënësit kryen analiza për tekstet ekzistuese mësimore të Historisë dhe i prezantuan përfundimet e tyre për anët pozitive dhe negative të teksteve mësimore. Pastaj u zhvillua diskutim i përbashkët për propozim përfundimet he rekomandimet për tekstet mësimore, trajnimet, programin mësimor, burimet në shkollë të cilat do të jenë pjesë e raportit final i cili do të prezantohet para Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Pançe Kralev.

Seminari i dytë                           Shtip, 20-22 Prill 2012

Në Shtip u mbajt takimi i dytë regjional i mësimdhënësve të Historisë, në të cilin merrnin pjesë 40 mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme nga Maqedonia lindore, ekspertë ndërkombëtarë, mysafirë nga regjioni dhe përfaqësues të EUROLIO-s (Asociacioni Evropian i Mësimdhënësve të Historisë).

Qëllimi i seminarit ishte të kryhet analizë e gjendjeve në mësimdhënien e Historisë në Republikën e Maqedonisë dhe të jepen propozime dhe sugjerime për përmirësimin e saj.

Jonathan Even-Zohar menaxher projekti nga EUROCLIO i njoftoi të pranishmit me qëllimet dhe aktivitetet e EUROCLIO-s.
Mire Mlladenovski Koordinator për Maqedoni dhe kryetar i AMHM dhe Besnik Emini Koordinator për Maqedoni dhe nënkryetar i AMHM prezantuan për gjendjen e tanishme të mësimdhënies së Historisë në Republikën e Maqedonisë.

Lupka Hristova dhe Valentina Stamenkoviq e promovuan Projektin “Ritregimi i Historisë” – projekt i AMHM në bashkëpunim me EUROCLIO të realizuar në vitin 2007.

Ekspertët ndërkombëtarë z-nja Ineke Veldhus-Meester nga Holanda mbajti punëtori me temën: Historia, narrativ! Ç’është problemi me të?, ndërsa z. Semih Aktekin nga Turqia e mbajti punëtorinë me temë: Zjarri i madh në Izmir, Kush e kalli Izmirin?

Përfaqësuesit e Asociacioneve të Mësimdhënësve të Historisë nga regjioni Vojsava Kumbulla (Shqipëri), Mina Marinova (Bullgari), Katerina Brentanou (Greqi) dhe Semih Aktekin (Turqi) informuan për gjendjen aktuale në mësimdhënien e Historisë në shtetet e tyre.

Përfaqësuesi i UNICEF-it z-nja Mora Shabani sqaroi si UNICEF mundohet të promovojë multikulturalizëm në tekstet mësimore të Maqedonisë, ta përmirësojë arsimimin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë realizimit të aktiviteteve të tyre.

Në takim mësimdhënësit diskutuan për gjendjen aktuale në mësimdhënien e Historisë në Republikën e Maqedonisë dhe i ndanë mendimet e tyre, idetë për programet mësimore, tekstet mësimore,nevojën për organizim të trajnimeve dhe doracakëve për mësimdhënës. Idetë dhe mendimet e mësimdhënësve nga takimi i dytë regjional do të jenë pjesë e përfundimeve të cilat do të prezantohen para Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Pançe Kralev.

Seminari i përmbyllës    Mavrovë, 30.08-01.09.2012

Në periudhën nga 30 gushti – 1 shtator 2012 në Mavrovë u mbajt seminari përmbyllës, i katërti me radhë në kuadër të projektit Historia që Lidh/Maqedoni. Në seminar morën pjesë rreth 80 mësimdhënës të historisë në Republikën e Maqedonisë, mysafirë nga regjioni, ekspertë ndërkombëtarë si edhe përfaqësuese nga EUROCLIO.
 

Programin për punë para të pranishmëve e prezantuan Mire Mlladenovski, kryetar i AMHM dhe Besnik Emini, nënkryetar i AMHM.
Gjithashtu u prezantuan aktivitetet e EUROCLIO-s në regjion dhe më gjerë, si edhe aktivitetet në kuadër të projektit Historia që Lidh/Maqedoni nga ana e Jonathan Even-Zohar, senior menaxher në EUROCLIO.

 

Prezantimin në temën Çka e bën cilësore mësimdhënien e Historisë e mbajti Michael Maddison (Inspektor kryesor i historisë, Angli).
 

Përvoja nga regjioni para të pranishmëve ndanë: Ivana Dobrivojeviç (Serbi), Ineke Veldhuis-Meester (Holandë), Iryna Kostyuk (Ukrainë), Jacek Staniszewski (Poloni), Dzintra Liepina (Latvi), Jokub Lorenc (Poloni), Vojsava Kumbulla (Shqipëri).
 

Gjatë aktiviteteve u organizuan tre punëtori paralele nga ligjërues vendorë edhe atë: 1. Irena Mlladenovska: Arsimi multifrontal; 2. Mire Mlladenovski – Besnik Emini: Dija përballë Shkathtësive; 3. Lupka Hristova – Valentina Stamenkoviq: Ritregimi i historisë.
 

Në ditën e ardhshme, më 31 gusht u organizuan tre punëtori paralele nga ekspertë ndërkombëtarë edhe atë: 1. Ineke Meester Veldhuis: Drejt një horizonti më të gjerë – Multiperspektiva në klasën e historisë; 2. Iryna Kostyuk: Si të organizohet mësimdhënia e historisë mbështetur në punën me Galeri të burimeve vizuale; 3. Denis Detling: Kampet pas luftës, nga publikimi i EUROCLIO-s Historia në Aksion.
 

Në pjesën e pasdites të programit të gjithë mësimdhënësit morën pjesë në sesionin plenar për planet e ardhshme, hapat e ardhshëm dhe propozimet, ku mësimdhënësit ndanë përvojat e tyre, jepnin sugjerime dhe propozime për bashkëpunim të ndërsjellë, si edhe ide për planet e ardhshme. Pas mbarimit të aktiviteteve të punës të gjithë të pranishmit kënaqeshin në darkën zyrtare e cila u organizua në restorantin TUTO në f. Jançe.
 

Në ditën e ardhshme, krahas punëtorive të parapara vijoi edhe sesioni përmbyllës nga Jonathan Even-Michael Maddison dhe Jacek Staniszewski.
Pastaj, para ndarjes dhe drekës të gjithë të pranishmëve iu dëshirua fillim i mbarë i vitit shkollor.

bottom of page