top of page

histori e cila kujdeset për ardhmërinë

Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Maqedonisë

Ueb portali i shumëpritur ​Historiana më në fund është ​on-line!!!



Historiana – Portali i Juaj deri te e kaluara–është program ndërkombëtar i koordinuar nga EUROCLIO – Asociacioni Evropian i Mësimdhënësve të Historisë.

Historiana – Portali i Juaj deri te e kaluara 
Historiana – Portali i Juaj deri te e kaluara, është program ndërkombëtar i koordinuar nga EUROCLIO – Asociacioni Evropian i Mësimdhënësve të Historisë.

Historiana është ueb-sajt i cili u ofron të rinjve qasje të lirë deri te arsimimi cilësor i historisë dhe i trashëgimisë historike nga një perspektivë globale. Ueb sajti në këtë moment zhvillohet nga ana e edukatorëve dhe historianëve të mbi 35 vendeve. Është i organizuar në mënyrë tematike dhe siguron përmbajtje të cilat mundësojnë përfshirje të të gjithë njerëzve, pa i marrë parasysh dallimet e tyre kulturore, fetare dhe etnike.
Temat alternative dhe temat siç janë të drejtat e njeriut, migrimi dhe mjedisi jetësor, janë të integruara bashkërisht me dituritë tradicionale si luftërat botërore, revolucioni industrial etj.
Historiana ndihmon të gjinden burime relevante historike nga muzetë, bibliotekat dhe arkivat të cilat i janë nënshtruar procesit themelor të kontrollit të cilësisë duke përfshirë proces redaktimi, recension dhe pilotim me nxënës.



Aktivitetet edukative të portalit Historiana janë mbështetura në “nxënësi në qendër të mësimdhënies” dhe promovim të kompetencave kyçe të cilësisë duke e përfshirë procesin redaktues, recensionin dhe pilotimin me nxënësit.

bottom of page