histori e cila kujdeset për ardhmërinë
Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Maqedonisë

Shumë pak gjëra ndodhin në kohë të duhur, ndërsa të tjerat aspak edhe nuk ndodhin. Historiani i ndërgjegjshëm do t’i përmirësojë këto defekte.
- Herodoti
Rreth nesh
Asociacioni i Mësimdhënësve të Historisë së Maqedonisë është organizatë jopartiake, jofitimprurëse dhe joqeveritare për mbrojtjen, avancimin dhe zhvillimin e mësimdhënien e historisë në arsimin fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë
Misioni
Avancimi i bashkëpunimit mes mësimdhënësve në vendin tonë, fqinjësi dhe nivel ndërkombëtar nëpërmjet shkëmbimit të informatave dhe ideve, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, seminare, projekte...; Zhvillimi i paqes, demokracisë, stabilitetit dhe avancimit të marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë dhe regjionit
Veprimtaritë
- përgatitja dhe realizimi i projekteve, seminareve, konferencave dhe punëtorive për mësimdhënësit e historisë;
-
bashkëpunimi me institucione dhe organizata qeveritare dhe joqeveritare nga vendi dhe bota në fushën e avancimit dhe ngritjes së cilësisë së mësimdhënies së historisë dhe përshtatjen e saj me rrjedhat bashkëkohore në Evropë dhe botë;
-
botimi të revistës Informues për mësimdhënës të historisë, ueb faqe të asociacionit etj.
-
përpilimi i materialeve shtesë nga historia (përmbledhje dokumentesh, harta historike, botime multimediale etj);
-
përmirësimi i cilësisë së teksteve mësimore dhe mjeteve ndihmëse të historisë
- organizimi i garave të historisë për nxënësit